Telegrafi

Ramires tregon arsyen pse u largua nga Chelsea

Ish-mesfushori i Chelseat, Ramires, ka treguar se pse u largua nga Blutë.

Braziliani u transferua në Kinë dhe e gjitha kjo sipas tij pasi ai nuk besonte se kishte te ardhme te londinezët me Guus Hiddink.

“Ardhja në Londër e trajnerit të ri ishte vendimtare për mua dhe ndryshoi gjithçka. Jo vetëm se kam marrëdhënie të mira me Mourinhon, por Hiddink më la jashtë skuadrës pa arsye”.

“Dhe kështu fillova të mendoj se nuk kisha shanse të luaja me atë dhe largimi ishte zgjidhje”, ka thënë Ramires. /Telegrafi/