Fuad Ramiqi, ish-drejtues i Lëvizjes Islame “Bashkohu”, duke folur rreth fesë myslimane dhe përdorimit të saj nga politikanët e Kosovës për “interesa” politike, theksoi se nuk e di kush është kryeministër në Kosovë.
Ramiqi është pyetur nga moderatori, Ermal Panduri, nëse edhe kryeministri Albin Kurti, po e përdor për interesa politike islamin? – Ramiqi ka deklaruar se nuk e di kush është kryeministër momentalisht.
“Secili kryeministër e përdor edhe sulmon atë sa i vyen për llojet e veta (fenë islame), ekskluzivisht politike. Çdo kryeministër deri më tani, çdo kryeministër deri më sot, me emër e mbiemër merre e shiko… Nuk e di kush është kryeministër në Kosovë momentalisht”, ka thënë Ramiqi.
Ramiqi ka thënë se asnjë popull nuk e përdor fenë e tij më shumë se populli shqiptar.
“Asnjë popull në Ballkan të paktën, unë kam informacione se i njoh mirë asnjëherë nuk ka ardhur në dilema që ta refuzojë ose ta sulmojë dhe ta atakojë besimin e vet, përkundrazi, përpos popullit shqiptar, ekskluzivisht besimin shumicë, fenë myslimane”, është shprehur Ramiqi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Po ashtu, Ramiqi ka thënë se këtë e sheh në rrugë, në institucione në debate, “nga të gjithë pseudoelita ose pseudopatriotat ose nacionalistat dhe intelektualët apo edhe evropianët”.
Ndërsa, i pyetur se nëse feja po sulmohet edhe nga kryeministrat ai ka thënë se secili e përdor edhe e sulmon aq sa i vyen për interesat e veta, ekskluzivisht politike.
“Çdo kryeministër deri më sot me emër dhe mbiemër kush ka qenë, e shfrytëzon fenë për interesa politike”, ka deklaruar ai. /Dukagjini/