Emri i kryetarit të LISBA, Fuad Ramiqi figuron në listën e imamëve dhe hoxhallarëve ndaj të cilëve Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë.
Mbi Ramiqin rëndon akuza për “Thirrje për rezistencë”.
Ramiqi ka thënë për klankosova.tv se ka dëgjuar për aktakuzën e ngritur ndaj tij, por që nuk ka informacione të hollësishme.
“Unë jam i pafajshëm për këtë, mirëpo jam i gatshëm që të bashkëpunoj me Prokurorinë. Do t’i përgjigjen çfarëdo thirrje për të dëshmuar pafajësinë”, ka thënë shkurt Ramiqi, njofton Klan Kosova.