Rami Malek konsiderohet të jetë njëri nga aktorët e pëlqyer të gjeneratës së re, ndërkohë që ka prejardhje egjiptiane.
Ai ka pranuar të luajë në filmin e ri për James Bondin, por karakteri i tij nuk do të jetë një terrorist arab apo një karakter negativ që e përdor besimin si justifikim për krimet e tij.
“Është një karakter i madh dhe jam shumë i emocionuar. Por kjo ishte një gjë që e diskutova me regjisorin Cary Fukunaga”, ka thënë Malek për The Mirror.
“Ne nuk mund ta identifikojmë atë me ndonjë akt terrorizmi që pasqyron një ideologji ose një fe”, vazhdon më tej aktori.
Malek, i cili është me origjinë egjiptiane, fitoi një Oskar për rolin e ikonës së rok grupit “Queen”, Freddie Mercury, në filmin e titulluar sipas këngës së bendit legjendar “Bohemian Rhapsody”.
Teksa ka folur për origjinën e tij egjiptiane, Malek shtoi: “Unë jam egjiptian. Ndihem i mrekullueshëm lidhur me kulturën dhe qeniet njerëzore që ekzistojnë atje”. /Telegrafi/