Shumëkush është mahnitur me portretizimin që i ka bërë Rami Malek legjendarit Freddie Mercury në filmin “Bohemian Rhapsody”.
Ndërsa një video që është bërë hit në internet do t’i mahnitë edhe ata që nuk e kanë pasur rastin akoma që ta shikojnë filmin për jetën dhe veprën e frontmenit të grupit “Queen”.
Në pjesën e filmit që tregon për koncertin Live Aid të vitit 1985 (që është një prej performancave më të mira në histori të muzikës rok), Malek e imiton thuajse pa gabime secilën lëvizje të Freddie Mercuryt.
https://twitter.com/MOMENTOFMERCURY/status/1061567015503192064
Videoja e publikuar në Twitter tregon një fragment të filmit nga koncerti i grupit të famshëm britanik.
Ekipi i filmit “Bohemian Rhapsody” e ka përcjellë secilin detaj më të vogël aq sa edhe rripi që e ka të vënë Malek në film është i kapur në të njëjtën kapëse sikurse ai i Freddiet.
Ka të tillë që mendojnë se me këtë portretizim, aktori amerikan me origjinë egjiptiane e meriton edhe çmimin Oscar.
Aktori 37 vjeçar i është përkushtuar jashtëzakonisht shumë këtij roli, saqë i ka shikuar mijëra herë videot nga koncertet e Freddie Mercuryt. /Telegrafi/