Janë bërë të ditura disa prej detajeve të filmit të 25-të me radhë për agjentin sekret, James Bond.
Aktori fitues i Oscarit, Rami Malek, tashmë është konfirmuar në rolin negativ të filmit të shumëpritur për ‘007’.
Gjatë një prononcimi, ylli i filmit “Bohemian Rhapsody” ka thënë se nuk do t’ia bëjë aspak të lehet Bondit (që edhe kësaj radhe do të luhet nga Daniel Craig).
A word about #BOND25 from Rami Malek pic.twitter.com/CLJ5mpO9mu
— James Bond (@007) April 25, 2019
Cary Joji Fukunaga do ta bëjë regjinë e këtij filmi, ndërsa Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson janë producentë.
Ralph Fiennes (M), Lea Seydoux (Dr Madeleine Swann), Naomie Harris (Eve Moneypenny), Ben Whishaw (Q), Rory Kinnear (Bill Tanner) dhe Jeffrey Wright (Felix Leiter) do të rikthehen me rolet e tyre “Bond 25”. /Telegrafi/