Gazeta “Epoka e re” ka mësuar se Maraj për herë të parë do të flasë për opinionin publik, ndër të tjera, për të vërtetën rreth të ashtuquajturit Shërbim Informativ i LDK-së, “Sigurimi i Atdheut”, për marrëveshjen e 2003-s në mes të Institutit për Hulumtime Politike Strategjike dhe të Opinioneve me Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), si dhe për akuzat e fundit të deputetit të VV-së, Florin Krasniqi.
Ramë Maraj asnjëherë deri më tash nuk ka folur për medie rreth akuzave që kohë pas kohe janë thënë për të e as për kohën sa ka qëndruar afër ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. /Telegrafi/