Ai është njëri ndër artistët shqiptarë që po korrë suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare.
Fjala është për tenorin me prejardhje nga Istogu, Ramë Lahaj, që thuajse mjaft shpesh komentohet për të arriturat në fushën e tij.
Së fundmi, tenori i njohur do të ngjitet në skenën e ‘Royal Opera House’ në Londër të Anglisë.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi të shpërndarë me fansat në InstaStory.
“Nga 25 qershori, tenori jashtëzakonisht i talentuar Ramë Lahaj do të ngjitet në skenën kryesore si Rodolfo në La Boheme në Royal Opera House”, thuhet në një shkrim të publikuar.
Rama ka nisur performancat nëpër vende të ndryshme të botës që pas lirimit të masave me COVID-19, marrë parasysh që shumë prej vendeve kanë përfunduar vaksinimin.
Ai pak muaj më parë qëndroi edhe në trojet shqiptare, duke përcjellë disa prej aktiviteteve që kishte në Kosovë e Shqipëri e po ashtu edhe për të kaluar kohë me familjen. /Telegrafi/