Telegrafi

Ramë Lahaj sëmuret, por shpreson të rikuperohet për koncertin në Prishtinë

Tenori nga Istogu, Ramë Lahaj, ditë më parë paralajmëroi se më 1 gusht do të mbajë koncert në Prishtinë.

Ai tash e disa ditë është duke qëndruar në vendlindje, ndërsa së fundmi është përballur me një problem shëndetësor.

Ylli shqiptar gjatë ditës së sotme (e hënë), ka njoftuar fansat në Instagram, se është i sëmurë, me shpresë që gjendja e tij do t’i përmirësohet për koncert.

“Të dashur miq, këto ditë jam prekur nga një infeksion akut të fytit. Gjendja aktuale nuk është aspak e mirë por me shpresën dhe ndihmën e specialistit shpresoj gjithçka të jetë në rregull deri më 1 gusht. Javë të mbarë për të gjithë ju”, ka shkruar Lahaj në postimin e tij të ndarë me mijëra ndjekësit.

Lexo po ashtu Ramë Lahaj paralajmëron koncert në Prishtinë

Ndryshe, koncerti pritet të mbahet më 1 gusht në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë. /Telegrafi/