Telegrafi

Ramë Lahaj realizon fotosesion të veçantë me modelet amerikane

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, vite më parë ka qenë në lidhje me blogeren Rina Berdynaj, të cilët i dhanë fund romancës para një viti.

Pas kësaj ndarjeje duket se Lahaj po shijon jetën, të paktën kjo shihet në bazë të imazheve që publikon në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ramë Lahaj

Derisa Rama këto kohë ka qëndruar në Amerikë dhe ka vizituar studion e fotografit Fadil Berisha, ai me këtë rast ka realizuar edhe një fotosesion pranë disa modeleve. Në njërën prej fotografive është shfaqur me modelen amerikane, Luann de Lesseps dhe në tjetrën pozon përkrah modeles Roshumba Williams.

Ramë Lahaj dhe Roshumba Williams (Foto: Instagram/Fadil Berisha Photography)

Ndër tjerash, ai bëri të ditur se ka vizituar fotografin Berisha pas dhjetë vitesh kur ishte edhe për herë të parë në Amerikë.

Përndryshe, projekti i fundit muzikor që tenori ka publikuar është “Rrjedh në këngë e ligjërime”, e cila erdhi si dhuratë këtë vit për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

View this post on Instagram

 

Happy Tuesday to all ,happiness ❤️ love and laughter @countessluann and @ramelahaj

A post shared by Fadil Berisha Photography (@fadilberishaphotography) on