Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, vite më parë ka qenë në lidhje me blogeren Rina Berdynaj, të cilët i dhanë fund romancës para një viti.
Pas kësaj ndarjeje duket se Lahaj po shijon jetën, të paktën kjo shihet në bazë të imazheve që publikon në rrjetet sociale.
Derisa Rama këto kohë ka qëndruar në Amerikë dhe ka vizituar studion e fotografit Fadil Berisha, ai me këtë rast ka realizuar edhe një fotosesion pranë disa modeleve. Në njërën prej fotografive është shfaqur me modelen amerikane, Luann de Lesseps dhe në tjetrën pozon përkrah modeles Roshumba Williams.
Ndër tjerash, ai bëri të ditur se ka vizituar fotografin Berisha pas dhjetë vitesh kur ishte edhe për herë të parë në Amerikë.
Përndryshe, projekti i fundit muzikor që tenori ka publikuar është “Rrjedh në këngë e ligjërime”, e cila erdhi si dhuratë këtë vit për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/
Happy Tuesday to all ,happiness ❤️ love and laughter @countessluann and @ramelahaj
A post shared by Fadil Berisha Photography (@fadilberishaphotography) on