Telegrafi

Ramë Lahaj reagon i prekur për vdekjen e anëtarit të Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi: Nuk është zgjidhje vetëvrasja

Të martën (23 gusht) u bë e ditur se ka ndërruar jetë anëtari i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Filharmonisë së Kosovës.

Për vdekjen e tij sot (e mërkurë) ka reaguar tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Lahaj u shpreh i prekur për vdekjen e tij duke thënë se me humbjen e Bujupit, kemi humbur një muzikant me një botë të madhe brenda vetës.

Lexo po ashtu Vdes anëtari i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi

Tutje, Ramë tha se vetëvrasja nuk është zgjidhje dhe se orkestra nuk do të jetë e njëjtë më pa të.

Më poshtë postimi i plotë i Ramë Lahaj:

I dashur Bledar, nuk po dua as nuk po mundem ta besoi që paska qenë koncerti jonë i fundit së bashku. Kur kuptova se na paske lënë kaq herët, më dhimti shpirti fort për ty, por kur e morra vesh që paske ikë me vetë dëshirë, “të gjykova” me gjithë qenien.

Nuk t’i di hallet, mik e koleg i çmuar tanimë i ndjerë, por sado që të kesh qenë në siklet me çka do që të ka munduar, nuk asht kurrë zgjidhje vetëvrasja. Ne si popull jemi ballafaquar me halle e brenga e ç’njerzime nga më të ndryshmet, por nuk jemi dorëzuar kurrë. Kemi rezistuar e qëndruar fort sepse në këtë jetë nuk kemi përgjegjësi veç për veten por edhe për një rreth të madh njerëzish që na duan fort.
Duhej të qëndroje me ne, Bled. Duhet të qëndroje mik, për vetë faktin që ke qenë i bekuar me jetën, duhej të qëndroje për prindërit e familjen, për shokët, për dashurinë, për ne kolegët. Pa ty orkestra nuk asht ma kurrë njësoj. Duhet të qëndroje Bled, se vetëvrasja nuk asht zgjidhje. Gjithmonë ka njerëz që bashkëndjejnë, që janë aty për brengat tona, që na dëgjojnë, ka psikologë e psikiatër, ka një rrugëdalje, ka një vend ku gjendet qetësia e shpirtit.
Vetëvrasja jote, si çdo tjetër, na vret shumë, të gjithëve. I dashur Bled, më vjen keq. Me humbjen tënde, kemi humbë një muzikant me një botë të madhe brenda vetes.

/Telegrafi/