Telegrafi

Ramë Lahaj reagon pas vdekjes së të ëmës: Faleminderit për ngushëllimet dhe kujdesin

Foto: Instagram

Ditën e djeshme (e shtunë) u bë e ditur se ka ndërruar jetë nëna e Ramë Lahajt.

Kjo u konfimua nga vet tenori, gjersa ishte në skenë për të performuar pasi prej kohësh po përgatitej për një koncert në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Atij iu desh ta ndërpriste evenimentin dhe ta përfundonte më herët koncertin edhe pse nuk arriti të realizonte as 1/3.

Sidoqoftë, Lahaj ka reaguar së fundmi me një postim ku tregon se varrimi i të ëmës bëhet sot në orën 16:00.

Lexo po ashtu Ramë Lahaj shkurton programin e koncertit, njoftoi se i vdiq e ëma

I njëjti ka falënderuar miqtë e dashamirët për ngushëllimet dhe kujdesin e treguar në këtë kohë.

“Miq, shokë e dashamirë nënën Hale e varrosim sot më 8 gusht 2021 në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut, në ora 16:00. Ju faleminderit për ngushëllimet dhe kujdesin. Familja Lahaj. Hale Lahaj 07.11.1944 – 07.08.2021”, ka shkruar ai.

E ëma e tenorit prej vitesh vuante nga një sëmundje dhe ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare. /Telegrafi/