Site icon Telegrafi

Ramë Lahaj reagon pas kritikave të marra për takimet me liderët politikë: Jam rritë këtu, në skamje e përbuzje nga ish-regjimi sikurse shumica

Foto: Ramë Lahaju/Facebook

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka reaguar në lidhje me disa komente negative që ka marrë pas takimit me Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Lahaj shkruan se ai ka miq të mirë nga mbarë bota dhe se takimet e herë pas hershme me figurat politike, nuk do të thotë që ai ka një bindje të caktuar politike dhe të njëjtë me personat që ai takon.

Ndër të tjerash, ai citon se është rritur në Kosovë mes dhimbjes dhe jetës së vështirë, duke bashkëndier vuajtjet me të gjithë bashkëkombësit.

Lexo po ashtu Tenori Ramë Lahaj pritet në takim nga ministri Cakaj

Pas daljes së tij jashtë vendit, ai arriti që të ketë sukses dhe të krijojë famë me renome botërore, në sallat e operës dhe interpretimit të muzikës klasike.

Ky është shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Të dashur bashkatdhetarë, Uroj të jeni mirë. Duke i parë reagimet tuaja kohëve të fundit, u ndjeva i detyruar të bëj një sqarim të vogël. Unë kam shumë miq, nga fusha te ndryshme, artistë e politikuaj, sportistë e mjekë nga e gjithë bota. Po ashtu edhe ne Shqipëri e Kosovë, kudo në vatrat shqiptare. Andaj do të bashkëpunoj me secilin që ia dëshiron të mirën vendit por do të kundërshtoj e protestoj ndaj secilit qe vlerësoj se dëmton interesat e vendit. Pavarësisht miqësisë apo afërsisë që mund të kem me ta. Dua t’ju siguroj sot nuk mbaj asnjë anë politike dhe nuk kontribuoj në asgjë tjeter përpos të mirës së vendit, do të mbështes gjithmone ata që kontribuojnë për të mirën e shqiptarëve dhe interesit të tyre. Jam rritë këtu, në skamje, shkelje e përbuzje nga ish-regjimi sikurse shumica prej neshe që e patën fatin të rriteshin në atë periudhë dhe jam betuar se do të jem me ju gjithmonë, vetëm për të mirën e vendit e jo të individëve, sigurisht me aq mundësi sa kam si artist. I juaji, Rame S. Lahaj”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version