Telegrafi

Ramë Lahaj paralajmëron koncert në Prishtinë

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka paralajmëruar koncert në Prishtinë.

Ai së fundmi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se do të mbajë një koncert në kryeqytet, por duke mos dhënë detaje më të hollësishme rreth tij.

“Së shpejti koncert në Prishtinë”, ka shkruar Lahaj në llogarinë personale, Instagram.

Ramë Lahaj (Foto: Instagram/ramelahaj)

Tenori me famë ndërkombëtare ka numëruar suksese të shumta përgjatë këtyre viteve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ramë Lahaj

Ai po ashtu në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës i ka kënduar ushtrisë së vendit, ndërsa publikoi këngën “Rrjedhë në këngë e ligjërime”. /Telegrafi/