Telegrafi

Ramë Lahaj mban konferencë për media një ditë para koncertit të tij “Ramë Lahaj&Friends”

Ramë Lahaj tashmë ka njoftuar për koncertin “Ramë Lahaj&Friends” që pritet të mbahet nesër në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Derisa kanë ngelur vetëm një ditë nga gala koncerti, tenori nga Istogu ka mbajtur një konferencë për media për të folur më shumë rreth përmbajtjes dhe evenimentit madhështor.

Të pranishëm në këtë kanë qenë edhe sopranoja Lana Kos e po ashtu edhe baritoni, Simone Piazzola, që njëherësh do jenë shoqërues të artistit.

Ramë Lahaj në një konferencë për media në Prishtinë

Këtë radhë të ftuar janë miqtë e artistë nga më të mirët e botës së operës, e në anën tjetër organizimi u bë edhe për shkak të mërgatës duke qenë se një pjesë e madhe ndodhen në vendlindje.

Siç ka theksuar tenori, biletat janë pa pagesë dhe ato mund t’i merrni pranë biletarisë së Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Lexo po ashtu Ramë Lahaj më 7 gusht mban koncert madhështor në Prishtinë

Me sukseset e jashtëzakonshme të Lahajt në botë, nuk ka dyshim se do jetë një mbrëmje e paharrueshme.

Më poshtë ua sjellim disa pamje nga konferenca e tenorit të mirënjohur:

Ramë Lahaj në një konferencë për media në Prishtinë

 

Ramë Lahaj në një konferencë për media në Prishtinë

 

Ramë Lahaj në një konferencë për media në Prishtinë

 

Ramë Lahaj në një konferencë për media në Prishtinë

/Telegrafi/