Tenori i famshëm shqiptar, Ramë Lahaj, i ka këshilluar të gjithë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në kohën e pandemisë së coronavirusit, në mënyrë që të mos rrezikojnë infeksionin potencial me virusin vdekjeprurës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai është zotuar se do të vazhdojë t’i argëtojë të gjithë përmes sesionit të titulluar “Rame & Friends”.
Ndërkaq, kësaj radhe, Lahaj ka interpretuar së bashku me sopranon e mirënjohur, Inva Mula dhe videon e ka shpërndarë në Instagram.
“Të dashur miq. Uroj ky mesazh t’ju gjejë mirë të gjithë ju! E di, po na mungon rutina, vizitat te familjarët e miqtë, por kjo është mënyra e vetme për të fituar këtë betejë, andaj keni kujdes rrini në shtëpi dhe kështu shpëtoni jetën tuaj, të fëmijëve tuaj, por edhe të më të dashurve të tjerë.
“Ndërkaq unë së bashku me miqtë e mi ju premtoj që do t’ju këndojmë sa të doni, vetëm premtoni se do të rrini në shtëpi!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/