Telegrafi

Ramë Lahaj falënderon të gjithë dashamirësit: Në ditët e dhimbjes si kjo e nënës, ngushëllimi nga miqtë qenka prej më të rëndësishmëve

Ramë Lahaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këto ditë kanë qenë të kobshme për tenorin e mirënjohur shqiptar, Ramë Lahaj.

Kjo pasi mbrëmjen e së shtunës, vetëm dy orë para se të ngjitej në skenën e festivalit operistik, atij iu dha lajmi se nëna e tij ndërroi jetë.

megjithatë ai nuk e ndali koncertin por thjeshtë e shkurtoi atë, duke bërë që të festojë respekt maksimal nga publiku për gjestin e tij.

Ramë Lahaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mes shumë ngushëllimeve që ka pranuar këtu ditë, Lahaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i ka falënderuar të gjithë ata që i shprehën ngushëllime dhe iu gjenden pranë në këto ditë mërzie.

“Fort të dashtunit e mi, Në një dhimbje si kjo e nanes, ngushëllimi i miqëve qenka prej ma t’rëndësishmëve. Kam marr pa fund mesazhe mgushllimi. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës. Në varrim edhe pse ishte tej mase nxetë erdhët shumë prej jush. I bekuem me kujdesin që treguat. Do ta kem t’pa mundun të ju pergjigjem gjithsejcilit prej jush, por këtu po ju them, që ma keni lehtësu tej mase dhimbjen. Gëzofshi veç të mira ju e ma t’dashtunit tuaj”, ka shkruar Ramë Lahaj në Facebook.

Tenori nga Istogu përndryshe është i parë që në Kosovë realizoi një festival operistik, të quajtur “Rame Lahaj Opera Festival”.

Kjo vjen pas suksesit që koncerti i tij në sheshin e Prishtinës, “Ramë Lahaj and Friends” vitin e kaluar, i cili i njëjti u ripërsërit sërish këtë vit gjatë festivalit. /Telegrafi/