Site icon Telegrafi

Ramçilloviq-PSP-së: Bosnjakët nuk do t’ua falin këtë tallje (Foto)

A do të thotë që PSP pavarësisht subjekteve juridike në sektorin e ndërtimtarisë dëshiron të thorë se vetëm boshnjakët janë kriminelë në këtë sektor, ka pyetur deputeti Zeqir Ramçilloviq në profilin e tij në Facebook, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për Ramçilloviq kjo padi e ngritur mundet të jetë edhe me të drejtë, por të bëhet gjithë ky teatër dhe të shqetësohen kompanitë ‘Transmet’ nda Shkupi dhe ‘Vato’ nga Batinca të cilët punojnë mbi 1 mijë boshnjak ku mbijetojnë 1 mijë familje boshnjake, nuk është luftë kundër krimit. Ai thotë se kjo luftë i ngjan ndonjë llogarie politike, llogari dhe diciplinë të boshnjakëve. Boshnjakët nuk dhe nuk mund t’ua falin çka lozni me ekzistencën e tyre dhe kërkoni mënyra të ndytni kompanitë dhe të zvogëloni hovin e tyre të punës dhe t’i diciplinonin pronarët e tyre për të përmbushur ndonjë agjendë, shkruan Ramçilloviq. /Telegrafi/

Exit mobile version