Telegrafi

Rambo rikthehet – Biletat në shitje për premierën e javës në Cineplexx

Ikona e fëmijërisë së shumëkujt, rikthehet edhe një herë nëpër sallat e kinemasë, dhe do të fillojë shfaqjen edhe në Cineplexx nga kjo javë.

Syllvester Stallone rikthehet për ta përsëritur rolin e tij si Rambo për herë të pestë, një rol që ka zënë vend në historinë e filmave të zhanrit aksion, por gjithashtu ka fituar reputacion në krijimin e një personazhi që mbetet ikonik në portretizimin e shpirtit luftarak, patriotik dhe të pamposhtur.

Ky rol e gjen Rambon në Arizona, në vendin ku babai i tij kishte një fermë, dhe në përpjekje për të jetuar një jetë të qetë dhe pa telashe, mirëpo ai detyrohet të përballet me të shkuarën e tij dhe të tregojë aftësitë e tij të pamëshirshme të luftimit për të marrë hak në një mision të fundit.

Biletat mund t’i bleni çdo ditë prej orës 15:30 në Cineplexx. Për më shumë rreth orareve të filmit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.