Sylvester Stallone është një ndër aktorët më të mirë që ka parë kinematografia botërore.
Ai u bë i famshëm dhe i dashur me publikun në saje të dy roleve të ndryshme të filmave – Rambo si dhe Rocky Balboa.
Pos që është artist dhe prapa supeve ka një karrierë të begatshme në Hollywood, ka edhe një jetë private që shpeshherë e bën publike në rrjetet sociale.
Duket se artisti është edhe adhurues i madh i kafshëve, sa që në vilën e Los Angelosit mban një krokodil dhe një fazan.
“Shtëpia me kafshë e Rambos. Po bën pak ushtrime me miqtë e mi”, ka shkruar ndër të tjerash aktori në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Sylvester Stallone ishte 35 vjeçar kur u xhirua filmi i parë për Rambon (“First Blood”), ndërsa tash është 72 vjeçar dhe së shpejti do të sjell filmin e fundit rreth këtij personazhi ikonik. /Telegrafi/