Telegrafi

Ramazani zbrazet plazhi i Strugës

Muaji i shenjtë i Ramazanit sivjet përputhet pjesërisht me periudhën e pushimeve verore, që pa dyshim, ka ndikim në vendimet e individëve dhe familjeve që pikërisht në këtë kohë të shfrytëzojnë mundësinë për pushime.

Pronarët e objekteve hotelierike në Strugë, sidomos ata që kanë fituar koncesionet për këtë dhe vitin tjetër në plazhe, pohojnë se qarkullimi tani ka rënë mbi 70 për qind, në krahasim me ditët para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. /agjencinë/telegrafi/