Në Maqedoni ka krizë ekonomike që nga pavarësia në vitin 1992 dhe kjo ka ndikuar shumë tek qytetarët e viseve shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ramazani është muaji i sakrificës, pastrimit dhe ndihmës që duhet të ja bësh vëllaut që ka nevojë.
Për këtë në lagjen ”Xhon Kenedi” në Shkup dhe ”lagjen e Trimave në Kumanovë” nga shitoret lokale jepen bukë dhe kos për personat në nevojë.
”Buka dhe 1 kos gjatë muajit të Ramazanit për familjet skamnore gratis” shkruan në njoftimin e shitores ‘Lazi Market’ në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
”Kush nuk ka le të merr falas!!!” thuhet në letrën e vënduar në një vitrinë buke në lagjen Xhon Kenedi në Shkup./Telegrafi/