Telegrafi

Ramazani, ministri Bytyqi uron besimtarët myslimanë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka përgëzuar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Ramazanit.

Bytyqi ka thënë se ky muaj i shenjtë simbolizon paqen, dashurinë, harmoninë, mirëkuptimin dhe solidarizimin.

“Uroj që këto vlera njerëzore të na përcjellin gjithmonë, e sidomos në këtë muaj, të bashkë-ndiejmë dhe t’i ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë. Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë!”, thuhet në urim.