Site icon Telegrafi

Ramazani i jep efekt special Prizrenit

Fillimi i javës së ardhshme sjell një orar të ri të punës në picerinë “Edi” në Rrugën e Farkëtarëve, në Prizren. Shkak për këtë është ardhja e muajit të Ramazanit, gjatë së cilës periudhë besimtarët myslimanë agjërojnë, përkatësisht nuk hanë e nuk pinë, nga lindja e diellit e deri në perëndim të tij.

Në respekt të njërës prej pesë shtyllave të islamit, Sead Shabani e mbyll lokalin gastronomik që ndodhet në zonën historike gjatë tërë ditës dhe e hap pak kohë para iftarit, shkruan “Koha Ditore”.

“Prej vitit 2000, që kur e kemi hapur picerinë, pra qe 16 vjet, lokali mbyllet ditën gjatë muajit të Ramazanit. Është një traditë që e respektojmë prej kohësh, sepse bashkë me familjen agjërojmë”, ka thënë Shabani.

Sipas tij, mbyllja e lokaleve gjatë muajit të Ramazanit ka qenë një traditë e hershme në qytetin historik, që tashmë ka nisur të zbehet, ngase tani shumica e dyqaneve punojnë.

Exit mobile version