Site icon Telegrafi

Ramazani boshatis plazhet

Dita e parë e fillimit të muajit të shenjtë e të bekuar të Ramazanit, sipas kalendarit islamik ka filluar njëmbëdhjetë ditë më parë se vitin e kaluar dhe ka “detyruar” të gjithë pushuesit e konfesionit mysliman të braktisin Strugën, respektivisht plazhet e Liqenit të Ohrit, raporton agjencia e lajmeve INA.

Largimi nga plazhi, edhe pse gjatë ditëve të kaluara nuk kishte ndonjë vërshim të theksuar, me përjashtim të ekskursioneve të shkollave nga mbarë Maqedonia, i ka hequr qytetit gjallërinë e zakonshme.

Siç është e njohur, sipas kalendarit islamik, muaji i shenjtë i Ramazanit, lëviz çdo vit. Viti sipas kalendarit islamik (që është vit me 12 muaj lunarë), ka 354 ditë (për dallim nga kalendari gregorian që ka 365 ditë). Pra rrjedhimisht, secilin vit, festat e shenjta islame lëvizin për 11 ditë sipas kalendarit gregorian. /Telegrafi/

Exit mobile version