Site icon Telegrafi

Ramazani 2020: Nga 11,5 deri në 20 orë, sa do të zgjasë koha e agjërimit në 60 qytete të ndryshme në botë

Muaji i shenjtë për myslimanët i Ramazanit është caktuar të fillojë në fund të kësaj jave.

Siç edhe dihet, gjatë Ramazanit, myslimanët në mbarë botën agjërojnë për një muaj të plotë hënor, përcjell Telegrafi.

Agjërimi fillon në syfyr pak para agimit (syfyri) dhe prishet në perëndimin e diellit (iftari). Sivjet në Kosovë syfyri në ditën e parë do të jetë në ora 3:50 ndërsa iftari në ora 19:35.

Vitin e kaluar, orët e agjërimit në të gjithë botën silleshin nga 11 në 20, me afate të ngjashme që duhen respektuar edhe në vitin 2020.

Dhe për shkak se dielli lind dhe perëndon pak më herët (ose pak më vonë) çdo ditë, orët e agjërimit në Ramazan gjithashtu ndryshojnë me disa minuta gjatë gjithë muajit.

Deri në fund të muajit, dita do të jetë pak më e gjatë se në fillim në disa vende, dhe më e shkurtër në të tjera.

Në këtë drejtim, Al Jazeera ka sjellë numrin e orëve të agjërimit, në qytete të ndryshme nëpër botë, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, orari i agjërimit aktual do të ndryshojnë nga dita në ditë, si dhe metodat e llogaritjes:

– Nuuk, Greenland: 20 orë
– Oslo, Norvegji: 20 orë
– Helsinki, Finlandë: 20 orë
– Stockholm, Suedi: 19 orë
– Berlin, Gjermani: 19 orë
– Kalgary, Kanada: 19 orë
– Kopenhagen, Danimarkë: 18.5 orë
– Varshavë, Poloni: 18.5 orë
– Londër, MB: 18.5 orë
– Astana, Kazakistan: 18.5 orë
– Bruksel, Belgjikë: 18 orë
– Cyrih, Zvicër: 18 orë
– Bukuresht, Rumania: 17.5 orë
– Moskë, Rusi: 17 orë
– Paris, Francë: 17 orë
– Romë, Itali: 17 orë
– Kabul, Afganistan: 17 orë
– Madrid, Spanjë: 16.5 orë
– Lisbonë, Portugali: 16.5 orë
– Athinë, Greqi: 16.5 orë
– Pekin, Kinë: 16.5 orë
– New York City, SHBA: 16.5 orë
– Pyongyang, Koreja e Veriut: 16.5 orë
– Ankara, Turqi: 16.5 orë
– Tokio, Japoni: 16 orë
– Rabat, Marok: 16 orë
– Islamabad, Pakistan: 16 orë
– Teheran, Iran: 16 orë
– Bagdad, Irak: 16 orë
– Bejrut, Liban: 16 orë
– Aleppo, Siri: 16 orë
– Kajro, Egjipt: 15.5 orë
– Jerusalem, Palestinë: 15.5 orë
– Kuwait City, Kuwait: 15.5 orë
– Gaza, Palestinë: 15.5 orë
– New Delhi, Indi: 15 orë
– Kowloon, Hong Kong: 15 orë
– Dhaka, Bangladesh: 15 orë
– Muscat, Oman: 15 orë
– Riad, Arabia Saudite: 15 orë
– Doha, Katar: 15 orë
– Dubai, EBA: 15 orë
– Khartoum, Sudan: 14.5 orë
– Aden, Jemen: 14 orë
– Dessye, Etiopia: 14 orë
– Colombo, Shri Lanka: 14 orë
– Bangkok, Tajlandë: 14 orë
– Kuala Lumpur, Malajzia: 13.5 orë
– Novena, Singapor: 13.5 orë
– Luanda, Angola: 13 orë
– Xhakarta, Indonezi: 13 orë
– Nairobi, Keni: 13 orë
– Brasilia, Brazil: 12.5 orë
– Harare, Zimbabve: 12.5 orë
– Pretoria, Afrika e Jugut: 12 orë
– Auckland, Zelanda e Re: 11.5 orë
– Mendoza, Argjentinë: 11.5 orë
– Cape Town, Afrika e Jugut: 11.5 orë
– Canberra, Australi: 11.5 orë
– Punta Arenas, Kili: 11.5 orë

Exit mobile version