“Kur një shtet pret që t’i ndodh një fatkeqësi që shkakton viktima në masë, për të kuptu se siguria si koncept ka ndryshu, atëherë situate është me të vërtetë e rëndë dhe për t’u shqetësuar”, tha Besa Kabashi – Ramaj, udhëheqëse e Qendrës për Hulumtim, Dokumentin dhe Publikim, pas rastit të helimit të qytetarëve në komunën e Deçanit.
Ramaj në llogarinë e saj në Facebook, është shprehur se që nga 2014-a, Kosova s’ka bërë me rishikim të sektorit të sigurisë, e as prioritet nuk e ka rishikimin e asaj që sot do të thotë siguri për qytetarët e saj dhe për shtetin.
“Pa dashtë me aludu çfarë kanë me qenë rezultatet e hetimit të helmimit të shumë qytetarëve të Deçanit, sabotimi i rezervave të ujit është një ndër format e “luftës” se sotme. Ashtu siç është edhe zhvillimi i akteve subversive, kampanjave dezinformuese me qëllim të shtyrjes së masave të mendojnë në një formë që i leverdisë armiqve të shtetit tonë të ri. Në ndërkohë, që nga 2014, Kosova s’ka bërë me rishikim të sektorit të sigurisë, e as prioritet nuk e ka rishikimin e asaj që sot do të thotë siguri për qytetarët e saj dhe për shtetin”, tha ajo.
Tutje theksoi se Kosova që nga 2010, nuk ka strategji të re të sigurisë, e as plan të reagimit kombëtar që funksionon ne raste reale, e mos te flasim për mungesën komplete të një sistemi funksionale për menaxhim të emergjencave.
“Kur të ne ndodhin fatkeqësi, vetëm heroizmat e flijimet e skajshme të individëve e grupeve shpëtojnë jete. Sistemi jofunksional i menaxhimit të emergjencave flenë ne krahët e këtyre individëve vetëmohues….ashtu si jetët e qytetareve. Siguria e qytetarëve të Kosovës dhe siguria kombëtare nuk kërcënohet vetëm duke “të sulmu me forca te armatosura” por edhe duke të sabotu burimin e ujit apo çfarëdo infrastrukture kritike që ke e nuk je në gjendje me e mbrojte”, u shpreh Ramaj.
“Uji është një burim themelor për mirëqenien njerëzore dhe ekonomike dhe shoqëria moderne varet në infrastrukturën e ndërlikuar, të ndërlidhur të ujit për të siguruar furnizime të sigurta me ujë të sigurt dhe për të hequr dhe trajtimin e ujërave të ndotura. Kjo infrastrukturë është jetike për mirëqenien e njeriut dhe zhvillimin ekonomik dhe është vulnerabel/pikë e dobët” që të përdoret për qëllime të përçarjes, konfliktit ndërshtetëror dhe se fundi, terrorizmit (Peter H. Gleick).
Ajo ka pyetur se “ku është plani i përditësuar i shtetit tonë për Sigurinë Ujore? Dhe a mund te kemi një Plan për Sigurinë Ujore nëse nuk kemi një rishikim te freskët te sigurisë ne vend, ku do duhej te behej një analize e thelle e kërcënimeve dhe rreziqeve qe i kanosen sot Kosovës dhe qytetarëve të saj sot, e jo para 6 vjet apo 10.
“Me vjen shume keq për qytetarët e Deçanit. Kosova, që nga 2014 ka pas mundësi te punoj për të evitu situata të tilla (nëse ky rast del të jetë sabotim i qëllimshëm/helmim). Është e drejtë e juaja të kërkoni që shteti ynë të përditësojë mënyrën se si e sheh sigurinë kombëtare. Është e drejtë e juaja që taksat tuaja te paguajnë për një shtet qe ndërton kapacitetet e duhura për te ju përgjegjës kërcënimeve dhe rreziqeve që ju kanosen. Uroj që kjo të jetë tragjedia e fundit ku shteti ynë “zgjohet” pasi me e keqja të këtë ndodhë”, shkroi Ramaj./Telegrafi.