Site icon Telegrafi

Ramadani uron lojtarët për fitoren ndaj Trepçë ’89

(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Prishtina ka fituar 3-1 përballë Trepçës ’89 në kuadër të javës së 31-të në Superligës së Kosovës.

Pa ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani është shprehur mjaftë i kënaqur me këtë fitore, pasi është e rëndësishme sipas tij për garën për titull.

“E para ju uroj futbollistëve për fitoren. E dyta të luash pas një derbi dhe të përballesh me Trepçën ‘89 nuk është e lehtë”, ka thënë ai për Art Sport.

Lexo po ashtu Fitore spektakolare e Prishtinës në shtëpi ndaj Trepçës '89 - bardhekaltrit plasohen në vendin e dytë

“Pjesa e parë kishim mundësi të kalojmë në avantazh, por që nuk e arritëm atë. Ndërsa në të dytën treguam një lojë më të mirë, ku edhe i realizuam golat për ta arritur triumfin”.

“Më gëzon vetëm një gjë, ajo që kemi bërë hap fals në fillim. Me vjen keq për Dritën sepse në fund nuk duhet të gabosh”.

“Ndërsa fakti me gëzon që hapat fals i kemi bërë në fillim dhe jemi vetëm 1 pikë prapa dhe deri në fund do të mundohemi të luftojmë për t’u kurorëzuar me titull”.

“Otto John pas ardhjes ka bërë testimet fizike dhe njëherë nuk është në gjendje të mirë për të qenë në lojë”, ka shtuar më tej Ramadani. /Telegrafi/

Exit mobile version