Site icon Telegrafi

Ramadani uron lojtarët e Prishtinës për fitoren e rëndësishme ndaj Drenicës

Prishtina ka fituar 1-0 në udhëtim te Drenica në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës.

Bardhekaltrit me këto tre pikë të fituar vazhdojnë të jenë në garë për titull, së bashku me Dritën dhe Ballkanin.

Trajneri, Zekirija Ramdani e ka vlerësuar si një ndeshje të vështirë ndaj skuadrës nga Skenderaj, mirëpo duke shtuar se nuk i konkretizuan rastet.

Lexo po ashtu Prishtina fiton me shumë mund në udhëtim te Drenica

“Aksionet bëhen ashtu siç bëhet puna, mirëpo konkretizimi na ka munguar ndeshjet e fundit”, ka thënë strategu i Prishtinës pas ndeshjes për Art Sport.

“Pa e nënvlerësuar Drenicën dhe skuadrat tjera dhe nuk lejojnë aq lehtë të konkretizosh ndaj tyre. E dinim që kishim përballë një skuadër e cila është ters për ne”.

“I uroj futbollistët për fitoren, ishte një fitore mjaftë e mundimshme sepse gjendja psikologjike pas humbjes në mesjavë nuk ishte ashtu siç duhet”, ka shtuar Ramadani.

Pas javës së 28-të, Prishtina gjendet në vendin e tretë me 57 pikë, një më pak se Ballkani në të dytin dhe katër më pak se lideri Drita, derisa Drenica është në pozitën e tetë me 30 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version