Telegrafi

Ramadani: Turpi i Paradës Ushtarake në Nish nuk mund të mbulohet assesi

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se turpi i paradës ushtarake e cili është mbajtur në Nish të Serbisë nuk mund të mbulohet assesi.

Ramadani ka pohuar se Vladimir Lazareviç i dënuar për krime lufte nuk ishte i vetëm në paradë. Ai ka shtuar se prania e tij në paradë dhe nderimi që i është bërë është mesazh kërcënues për fqinjët në rajon, transmeton Telegrafi.

Në reagimin e bërë në Facebook, Ramadani ka thënë se Serbia është e njëjta sikur në vitet e 90-ta.

Dhe që kjo nuk është e ardhmja e rajonit Ballkanit.

Ndryshe në paradën ushtarake të mbajtur në Serbi kanë marrë pjesë 4 000 trupa të armatosur, 300 automjete e 40 aeroplan, duke përfshirë dy helikopter luftarakë rus me një ekuipazh rus./ Telegrafi/