Site icon Telegrafi

Ramadani tregon se çka u tha futbollistëve para ndeshjes: I mbyllëm llogaritë në pjesën e parë

Feronikeli është fitues i Kupës së Kosovës pas fitores në finale me rezultat 5-1 ndaj Trepçës ’89.

Trajneri i ekipit nga Drenasi, Zekirija Ramadani ka folur pas ndeshjes, duke zbuluar se farë u tha futbollistëve para takimit.

“Ishte një test për ekipin se në çdo ndeshje duhet të japë maksimumin. Unë vetëm një gjë ju kam thënë lojtarëve para loje se sot dalim në fushë sikur nuk e kemi fituar titullin dhe sikur kjo ndeshje na dërgon në Evropë”.

“Futbollistët e dhanë maksimumin. Vendimtare ishin dy golat në pjesën e parë. Edhe Trepça ’89 pas 2-0 nuk kishte më koncentrim dhe neve na u lehtësuan punët”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Feronikeli

“Fitoren e thellë na mundësoi edhe 89-shi që mori rriskë në pjesën e dytë dhe doli shumë përpara, duke lënë hapësira prapa”.

“Thjeshtë, sonte fitoi kualiteti”, deklaroi Ramadani për SuperSport.

Ky është trofeu i tretë i Kupës për Feronikelin, duke e bërë skuadrën e dytë më të trofeshme në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version