Site icon Telegrafi

Ramadani tregon sa pjesëtarë do t’i ketë Ushtria e Kosovës

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, thotë se pas shndërrimit në një forcë të armatosur, FSK-ja do të kalojë nëpër 3 faza në 10 vitet e ardhshme.

I pyetur për numrin e ushtarëve dhe rezervistëve që Forca do të ketë, Ramadani u përgjigj se FSK-ja do të ketë 5 mijë pjesëtarë aktivë, e 3 mijë pjesëtarë rezervë, raporton rtv21.

Lexo po ashtu SHBA jep dritën jeshile për transformimin e FSK-së në Ushtri

Sipas zëvendësministrit ekziston një plan i rekrutimit i vazhdueshëm, që do të ndodhë gjatë 10 viteve në vazhdim.

Ai tha se ekziston një plan i rritjes së buxhetit të FSK-së. Sipas tij rritje të buxhetit do të ketë për secilin vit, porse jo të gjitha të ardhurat varen nga buxheti i FSK-së.

Lexo po ashtu Edhe NATO pro ushtrisë, kërkon që Kosova të konsultojë aleatët dhe pakicat

Ai përmendi edhe donacionet e shumta që vijnë nga shtetet partnere, duke pasur marrëveshje bashkëpunimi me 14 shtete të ndryshme, ku të gjitha nga to japin donacione në forma të ndryshme, qofshin trajnime, shkollime apo edhe pajisje.

 

Exit mobile version