Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se rruga e Kosovës për në NATO është e pakthyeshme.
Ramadani në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë së është i bindur se Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e Paktit Veri-Atlantik, transmeton Telegrafi.
Ai ka theksuar se është i kënaqur me procesin e konsolidimit të fushës së mbrojtjes dhe thellimin e partneritet strategjik.
Gjithashtu, ai ka potencuar se Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore, standardet dhe ndërveprueshmëria me SHBA-në dhe NATO-n.
Në fund të shkrimit ai ka thënë se janë të përcaktuar drejt kontributit për siguri rajonale dhe globale, të përkushtuar në pasqyrimin e tregimit të suksesshëm të Kosovës kudo nëpër botë./Telegrafi/