Site icon Telegrafi

Ramadani synon ngritjen në futbollin italian

Mesfushori kosovar, Alban Ramadani ka filluar stërvitjet me skuadrën e tij të re Maceratese.

Ditë më parë mesfushori nga Vitia ka nënshkruar kontratë me klubin nga Lega Pro, edhe pse ishte afër transferimit te Kukësi.

E këtë transferim të tij e ka mundësuar ish-futbollisti i njohur Rijat Shala që tani për mrekulli po bënë rolin e menaxherit të futbollistëve.

Shala ka kryer një punë të madhe për Ramadanin, duke e sistemuar në një klub të njohur italian i cili ka synim mesin e tabeles por që udhëhiqet nga ish-futbollisti i Milanos, Federico Giunti.

Në një prononcim për Telegrafin, Ramadani ka zbuluar objektivat personale dhe me klubin në Lega Pro.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi dhe dua ta falënderojë edhe menaxherin tim Rijat Shalën që ka bërë një punë të madhe”, deklaroi fillimisht Ramadani.

“Klubi është shumë i mirë dhe i organizuar mjaftë. Këtu është trajner Federico Giunti ish-lojtar i Milanos i cili gjithmonë më ka kërkuar”, tha 22-vjeçari për Telegrafin.

Tutje Ramadani tregon edhe objektivat që ka me Maceratese në Lega Pro.

“Objektivat e klubit janë që të jenë në mesin e tabelës dhe deri më tani ka filluar mirë kampionati. Skuadra është e re pasi ka shumë lojtarë të rinj të cilët kanë dëshirë për ta treguar vetën dhe besoj se kemi potencial për të qenë mbi mesin e tabelës”, vazhdon tutje mesfushori kosovar.

Alban Ramadani në mes me menaxheri Rijat Shala në anën e djathtë dhe babain e e tij në anën e majtë në ditën e prezantimit te klubi Maceratese

Ramadani rrëfen edhe objektivat personale që ka në Itali, duke thënë se tenton ngritjen më të madhe në futbollin italian.

“Unë në këtë klub kam ardhur me disa javë vonesë por do të tentoi ta zë vendin e titullarit. Do ta dëshmoi vetën se e meritoi fanellën titullarit që të luaj sa më shumë”.

“Besoj shumë në vete dhe shpresojë që të kem paraqitje të mira që pas një viti të jem në Serie B”, u shpreh Ramadani.

Ai ka edhe një dëshirë që një ditë ta veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

“Normalisht dëshira ime është të ngritëm më lartë pasi dua të jem i gatshëm për Përfaqësuesen e Kosovës. Nëse arrij të luaj në Serie B besoj se mund të ftohem”, theksoi mesfushori qendror.

Ramadani më parë ka luajtur edhe në Perdonone, Padova si dhe në Servete të Zvicrës ku edhe ka dalë nga akademia e këtij klubi. /Telegrafi/

Alban Ramadani sa ishte pjesë e klubit Padova
Exit mobile version