Site icon Telegrafi

Ramadani: S’mund të kemi Ushtri duke humbur mbështetjen e SHBA-së e NATO-s

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se Kosova duhet të ketë Ushtrinë e vet por poashtu edhe mbështetjen ndërkombëtare.

“FSK ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale dhe është e gatshme të fillojë. Ajo që vlen për të gjithë është se Kosova duhet ta ketë ushtrinë dhe mbështetjen ndërkombëtare. Kosova nuk mund të ndërtojë Ushtri duke e humbur mbështetjen e SHBA-së dhe NATO-s. Pas ndryshimit të misionit të FSK-së, NATO duhet të marrë vendim me konsensus për ta mbështetur ose jo ushtrinë”, tha Ramadani, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se për formimin e Ushtrisë së Kosovës, të gjitha institucionet duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta.

“Përpjekjet duhet të vazhdojnë pasi nuk është kryer misioni i ushtrisë. FSK-ja ende nuk e ka marrë misionin e ri dhe në këtë proces secili institucion duhet të argumentojë që Kosova nuk mund të ndryshojë Kushtetutën”.

“E vetmja mundësi për ta ndërtuar misionin ushtarak të FSK-së është që të gjitha institucionet t’i vazhdojnë përpjekjet”, tha Ramadani./Klan Kosova/

Exit mobile version