Site icon Telegrafi

Ramadani: Siguria kurrë më e keqe

Njohësi i proceseve politike në vend dhe të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se kriza politike do të mund të tejkalohet shpejt pasi Qeveria ta marrë përgjegjësinë shtetërore për situatën e krijuar nga qasja e saj dhe opozita të largohet nga metodat e deritanishme.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Ramadani ka thënë se siguria në vend nuk ka qenë kurrë më e keqe.

Duke i komentuar veprimet e fundit, djegien e veturave dhe hedhjen me koktej molotovi në objektet e institucioneve, Ramadani ka thënë se këto veprime po e fusin Kosovën në një shkallë më të rrezikshme dhe më të rëndë. /Telegrafi/

Exit mobile version