Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, ka pritur në një takim delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Florian Kali, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për politikat e mbrojtjes.
Ramadani përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në takim ka falënderuar Qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Mbrojtjes për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë dy ministritë.
Tutje Ramadani ka thënë se është i bindur se e ardhmja veri-atlantike e Kosovës do të stabilizojë tërë rajonin.
Ai ka shtuar se Kosova është ambicioze në synimet e veta për integrimin dhe anëtarësim në NATO./Telegrafi/