Telegrafi

Ramadani: Pretendimet se FSK ka shkuar në veri, propagandë dhe spekulime që po vijnë nga Serbia

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani ka theksuar se janë propagandë dhe spekulime, pretendimet se FSK-ja ka shkuar në veri të Kosovës.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

Më tutje, Ramadani ka thënë se duke parë spekulime dhe propagandë të vazhdueshme të lidershipit dhe mediave në Serbi, sidomos nga dita e djeshme, sipas tij, bëhet e qartë për opinionin se Ministria dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe asnjë lëvizje në veri të Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Ramadanit:

Janë veç spekulime dhe propagandë, FSK nuk ka shkuar në veri

Duke parë spekulime dhe propagandë të vazhdueshme të lidershipit dhe mediave në Serbi, sidomos nga dita e djeshme, e bëj të qartë për opinionin se Ministria dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe asnjë lëvizje në veri të Kosovës.

Përkundrazi, MFSK, gjegjësisht FSK vazhdon angazhimet e saj të rregullta dhe në normalitet.

Ne respektojmë mandatin ligjor dhe Kushtetutes, ku përgjegjësitë reaguese në situata të tilla i takojnë Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Asgjë të vërtetë nuk ka nga këto spekulime dhe kjo propagandë.

Kjo propagandë ka për qëllim t’i shërbejë qëllimeve politike të lidershipit në Serbi.

Mos bjerni pre e kësaj propagande. /Telegrafi/