Telegrafi

Ramadani për shortin e Kupës së Kosovës: Për të fituar trofeun, duhet të përballesh me rivalët e fortë

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka folur për shortin e Kupës së Kosovës ku përballë do ta kenë Feronikelin.

Shkupjani ka thënë se ndeshja e Kupës ka kohë, ndërsa aktualisht po mendon vetëm për ndeshjen me Arbërinë.

“Për të arritur deri te trofeu, normalisht duhet të përballesh me të gjithë rivalët”.

“Fati deshi të na binte shorti me Feronikelin, por të jem i sinqertë momentalisht nuk e mendoj fare Kupën, pasi që nesër kemi ndeshje tejet të rëndësishme kampionale”.

“Ndeshjet e Kupës gjithmonë sjellin befasi, zhvillohet vetëm një ndeshje dhe kur të vjen koha për t’u ndeshur me Feronikelin do ta mendojmë edhe Kupën”, ka thënë kryetrajneri, Zekeria Ramadani. /Telegrafi/