Telegrafi

Ramadani për rikonstruimin e Qeverisë: Duhet të sjellët kuadër më i kualifikuar

Analisti Ismet Ramadani sot në emisionin “Samo Vistina” foli rikonstrumimin e qeverisë, marrëveshjen e Prespë dhe çështjen e Ohrit në UNESCO.

Për raportin e fundit të UNESCO-së për Ohrin, Ramdani tha se pushteti duhet patjetër të reagojë.

“Ata nuk mbrojnë Ohrin, qeveria duhet të reagojë shpejt me masa specifike për t’u larguar nga lista e vendeve të rrezikuara”, tha Ramadani.

Ai për marrëveshjen e Prespës tha se është nënshkruar për shkak të hapjes së rrugës së integrimee euroatlantike.

Ai foli edhe për rikostruimin qeveritar ku tha se duhet të sillet kuadër i ri.

“Është normale që në këtë fazë të sjellin kuadër më të kualifikuar, të cilët do të sjellin freski dhe madje edhe më normale është që ato që do të largohen dhe të sanksionohen”, theksoi Ramadani./Telegrafi/