Zekirija Ramdani është deklaruar pas fitores 4-2 ndaj Trepçës ’89 në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës.
Bardhekaltrit u rikthyen te fitoret, për t’u pozicionuar në vendin e katërt, miro janë 11 pikë mbrapa liderit Ballkanit.
Trajneri i Prishtinës ka thënë se ata e kanë për qëllim të fitojnë titullin, mirëpo e di se sa e vështirë do të jetë.
“Objektiv kemi titullin kampion dhe nuk duhet ta fshehim këtë gjë. Ndodhemi 11 pikë prapa vendit të parë, por nuk e lodhi mendjen për Ballkanin, pasi që ndeshjen e radhës e kemi me Llapin dhe ne synojmë t’i marrim ndeshjet një e nga një”, ka thënë Ramadani për ‘ArtSport’.
“Më dhemb fakti që pranuam dy gola. Ne duhet të analizojmë mirë këtë gjë dhe të punojmë për të mos i përsëritur këto gabime”.
“Çdo futbollist i cili e bartë fanellën e Prishtinës është i rëndësishëm për ne. Nuk është John, por është Shillova, Kryeziu e Prapashtica. Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm”, përfundoi tekniku shkupjan. /Telegrafi/