Telegrafi

Ramadani pas barazimit me Dritën: Prishtina luajti për fitore, i përgëzojë lojtarët për barazimin

Prishtina nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola (0-0) në udhëtim ndaj Dritës, në kryendeshjen e xhiros së 12-të në Superligë.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Zekirija Ramadani, nuk ka mbetur i kënaqur me rezultatin final të ndeshjes, pasi që theksoi se skuadra e tij gjithmonë luan për fitore, mirëpo gjithsesi se mbetet i kënaqur me angazhimin që tregoi skuadra e tij.

“E para ishte një derbi i vërtetë, kishim përballë kampionin aktual dhe gjithmonë u munduam të mos gabojmë. Derbit nuk mbarojnë me shumË gola, por me një ose dy”.

“Ishim shumë të kujdesshëm. I përgëzoj lojtarët për angazhimin, pasi kemi ndërruar edhe skemën e lojës. Me rezultatin nuk jemi të kënaqur, pasi gjithmonë luajmë vetëm për fitore dhe duhet t’i rikuperojmë ato sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka thënë Zekirija Ramadani.

Aktualisht Prishtina ndodhet në pozitën e pestë të renditjes tabelare me 15 pikë. /Telegrafi/