Telegrafi

Ramadani: I papranueshëm presioni i Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj kërkesës së tetë pjesëtarëve të FSK-së, të cilët kanë kërkuar demobilizim shkaku u presionit që po bëjnë ndaj tyre autoritetet e Serbisë.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është krejtësisht i papranueshëm presioni i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës.

Lexo po ashtu Tetë pjesëtarë serbë kërkojnë demobilizm nga FSK-ja, shkaku i presionit nga Beogradi

Postimi i plotë i Ramadanit:

”Presioni i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm.
Komuniteti serb në Kosovë po rrit çdo ditë e më shumë besimin në institucionet e sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe në FSK.
Ndërsa, Serbia po rrit presionin ndaj tyre, në mënyrë krejtësisht të padrejtë dhe vulgare.
FSK është shtëpi për të gjitha komunitetet. Aty edhe pjesëtarët serbë kanë karrrierë profesionale dhe të sigurt”, ka shkruar Ramadani. /Telegrafi/