Telegrafi

Ramadani: Nuk frikësohem nga mesazhet, mos më lodhni!

Ai ka shkruar në rrjetin social facebook, se dikush është duke e kërcënuar, mirëpo i ka porositur që të mos e shqetësojnë, sepse nuk ua ka frikën.

“O fundamentalistë mos më shkruani më mesazhe kërcënuese në inbox, sepse nuk po më frikësoni. Prandaj, mos më lodhni!”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij, transmeton ORAinfo.


“Ki frig allahun se ske ku me shku, vdekja po të afrohet”, është ky mesazh që Burim Ramadani, ka postuar në rrjetin social facebook, duke bërë të ditur në të njëjtën kohë edhe emrin e personit që i ka dërguar. /Telegrafi/