Telegrafi

Ramadani nënshkruan me Veljen e Danimarkës

Mesfushori Ylber Ramadani, një nga emrat më të spikatur të sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore, i ka dhënë lamtumirën Partizanit për t’u transferuar jashtë Shqipërisë.

Përfaqësues të klubit kanë konfirmuar për “Panorama Sport” se futbollisti  i përfaqësueses Shpresa ka nënshkruar me Velje BK për dy sezonet e ardhshme me të drejtën e rinovimit edhe për një sezon tjetër.

Ndërkaq, Partizani do të përfitojë 200 mijë euro nga transferimi i futbollistit që nis kësisoj karrierën jashtë Shqipërisë.

Megjithatë, për futbollistin nuk mund të cilësohet një mundësi edhe aq e mirë për karrierën e tij, duke llogaritur që Velje është një skuadër e kategorisë së dytë daneze dhe në sezonin e fundit, ishte shumë pranë rënies në kategorinë e tretë.

Menaxherët e klubit kanë qenë dje të pranishëm në “Elbasan Arena” në ndeshjen e Shpresave dhe pasi e kanë parë në veprim futbollistin, kanë vendosur të nënshkruajnë marrëveshjen.