Site icon Telegrafi

Ramadani: Nehat Thaçin mund ta lirojë vetëm politika (Video)

Arrestimi i drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi – nga autoritetet serbe nën dyshimin për terrorizëm – për ekspertin e çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, është krejtësisht politik dhe vetëm politika mund ta lirojë atë nga paraburgimi.

Në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, ai ka thënë se fatkeqësisht nuk kemi pa ndonjë veprim të koordinuar dhe të fuqishëm të institucioneve të Kosovës, përkitazi me këtë arrestim.

“Çështja e lirimit të Nehat Thaçit duhet të jetë tema kryesore, çështja e vetme e tashme me të cilën Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë mund të flasin mes veti”, ka thënë Ramadani.

Exit mobile version