Sipas burimeve, Ramadani fillimisht do të testohet në skuadrën e Bundesligës 2, pastaj në atë të Bundesligës, Borussia Dortmund. “Fatlumi është në Gjermani. Ai ka shkuar për t’u provuar në Bochum dhe Borussia Dortmund, me shpresa të mëdha për të mbetur në ndonjërën prej tyre”, tha një burim. Në anën tjetër, gazeta ka provuar të kontaktoj me lojtarin, por kjo ishte e pamundur. Sidoqoftë, Ramadani goxha moti ka filluar të kërkoj angazhim jashtë vendit.
Më moti ai ishte pjesë e klubit të njohur belg, Gent, te i cili pati qëndruar rreth gjashtë muaj. Përndryshe, Ramadani konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të talentuar në Kosovë. Ai ka qenë edhe pjesë e gjeneratave të reja të Prishtinës, derisa sivjet e ka ndihmuar Llamkos Kosovën që ta përmbyll sezonin vjeshtor në vendin e parë të tabelës së Superligës. /Tribuna/Telegrafi/