Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Kosova nuk është projekt i përkohshëm.
Ramadani përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka thënë se, ndarja territoriale e Kosovës ishte një ide e rrezikshme me pasoja të paparashikueshme dhe në thelb anti-evropiane dhe anti-civilizuese, transmeton Telegrafi.
Ai ka theksuar se, secili që ka dalë kundër dhe i ka rezistuar deri në fund kësaj ideje, i ka shërbyer vendit dhe kombit.
Në fund, Ramadani ka thënë se po t’i shërbenin idesë për ndarjen e Kosovës, Ushtrinë nuk do ta krijonin./Telegrafi/