Telegrafi

Ramadani: Mohuesi i krimeve Vuçiq, në aksion Millosheviqian kundër Ramushit dhe Kosovës

Burim Ramadani, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke vazhduar intensivisht propagandën Millosheviqiane kundër Ramush Haradinajt.

Ramadani përmes një postimi të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se Vuciq po e bën këtë jo vetëm kundër Haradinajt, por edhe kundër ekzistencës së Kosovës si shtet.

Sipas tij, lufta speciale e Vuçiqit dhe Serbisë kundër Kosovës ka marrë përmasa ekstreme.

“Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Serbisë, po vazhdon intrensivisht propagandën Millosheviqiane kundër Ramush Haradinajt. Ai po e bën këtë jo vetëm kundër Ramushit, por kundër ekzistencës së Kosovës si shtet dhe kundër lirisë së Kosovës. Këtë duhet ta kuptojmë të gjithë ne këndejpari. Porse, sigurisht, Vuçiq dhe shërbimet e tij të kohës së Millosheviqit kanë targetuar Ramushin për të hapur shtegun për më të keqen ndaj Kosovës. Tash, sikurse në dekadën e fundit, lufta speciale e Vuçiqit dhe Serbisë kundër Kosovës ka marrë përmasa ekstreme”, ka shkruar në Facebook, Ramadani. /Telegrafi/